Londër, 27 Dhjetor 2011, NOA - Nuk është hera e parë që Chelsea ka shfaqur interesin e tij në drejtim të Kaka.
Edhe në këtë seksion merkatoje braziliani ish-lojtar i Milanit rezulton në listën e blerjeve të mundshme.
Ai është një prej objektive kryesore Villas Boas për të përforcuar ekipin, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Sipas asaj çka përcjell e përditshmja britanike “Daily Mail”, Chelsea mund të ofrojë më shumë se 26 milionë euro për lojtarin 29-vjeçar të Real Madridit.
Shitja e Anelka tek Shanghai Shenhua dhe largimet e mundshme të Alex dhe Malouda, mund ti sjellin klubit anglez paratë e nevojshme për të siguruar shërbimet dhe firmën e mesfushorit brazilian Kaka.
r.b/NOA