Londër, 27 Dhjetor 2011, NOA - Danielle dhe Nicole Fisher kanë lindur 23 vite më parë me 12 minuta distancë nga njëra tjetra.
Janë binjake homozigotë që kanë ndarë praktikisht gjithçka, siç ndodh me të gjithë ata persona që kanë të njëjtin kod gjenetik.
Megjithatë të përbashkëtat e dy motrave duhet thënë se nuk përfundojnë me kaq.
Të dyja kanë lindur fëmijën e tyre të parë në të njëjtin spital në harkun e pak minutave.
Si Danielle ashtu dhe Nicole kanë sjellë në jetë nga një djalë.
“Një ndodhi e pabesueshme”, - ka deklaruar Lisa Fisher, e ëma e dy vajzave.
Ajo çka është e çuditshme është se në këto lindje askush nuk kishte rënë dakord, pasi gjithçka ishte e paprogramuar dhe aq më pak vetë shtatzënia.
Kur njëra prej motrave u kishte njoftuar familjes se ishte shtazën, tjetra kishte vendosur ta mbante të fshehtë për pak.
Pasi dhe Nicole i vuri në dijeni për lajmin e gëzueshëm, atëherë në mënyrë tepër spontane të dyja motrat u gjendën në spital, befasisht, në të njëjtën kohë kur duhet të lindnin çka i bënë ato akoma dhe më “binjake”.
r.b/NOA