Madrid, 27 Dhjetor 2011, NOA - “Më gjeni një skuadër pa pak vitesh në kampionatin anglez të Premier League. Një skuadër të mirë”.
Kjo është një kërkesë tepër e veçantë që vjen po nga një personazh i tillë, Hose Murinjo.
I intervistuar për programin e BBC “Today”, “Special One” ka bërë të ditur datën e lamtumirës nga Reali i Madridit dhe dëshirën e tij për tu rikthyer në Angli, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
“Hapi i parë do të jetë rikthimi – deklaroi ai – dhe më pas qëndrimi sa më gjatë të jetë e mundur”.
“Angli është pasioni im – vazhdoi Murinjo – Megjithatë jam shumë i lumtur që ndodhem tek Real Madrid. Mendoj se është klubi më i madh i historisë së futbollit. Nuk mund të mungonte eksperienca e të punuarit këtu”.
r.b/NOA