English

Ndarja e Europës

"Zyrtarët britanikë raportuan se temperamenti diplomatik ka filluar të ftohet. Të tjerë parashikojnë një ndarje përfundimtare përgjatë kanalit anglez. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ecjen e vet të tendosur, duke kërkuar akses të lirë ndaj tregut europian, pa iu bashkuar këtij supershteti. Vendimi i Cameron-it mbi traktatet fiskale është vazhdim i kësaj përqasjeje. Sektori financiar britanik përfaqëson më shumë se 10% të kësaj ekonomi"...

Nga Michael Gerson

Ndarja e eurozonës nuk mund të bëhet miqësisht apo e përpiktë. Edhe ata me simpati theçeriane nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të bëjnë tifo për Europën këto kohë.

Nën peshën e krizës së borxheve, Europa po zbulon plasaritjet që prej kohësh përpiqej t’i mbulonte, lyente apo injoronte. Vetoja e Kryeministrit britanik, David Cameron, kundër politikës dorështrënguar fiskale të Bashkimit Europian solli kritika të ashpra. Disa ligjvënës të kontinentit bënë thirrje për një BE pa kokëçarjet e Britanisë së Madhe. Liderët francezë, me kursin e tyre të kreditit në rrezik zhvlerësimi, u përpoqën të drejtonin vëmendjen te dështimi i ekonomisë britanike, strategji e transferimit të fajit e praktikuar nga fëmijët e kapur gabim në fushën e lojës. “Mbeten edhe disa spektakle komike për t’u parë”, - përgjigjej “Daily Mail”, “në hedhjen e zareve të francezëve me sedër të lënduar ndaj fitores së Vaterlosë”. Në orët e nevojës kombëtare, Anglia vazhdon të kthehet te Duka e Wellington-it. Historia përsëritet.

Zyrtarët britanikë raportuan se temperamenti diplomatik ka filluar të ftohet. Të tjerë parashikojnë një ndarje përfundimtare përgjatë kanalit anglez. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ecjen e vet të tendosur, duke kërkuar akses të lirë ndaj tregut europian, pa iu bashkuar këtij supershteti. Vendimi i Cameron-it mbi traktatet fiskale është vazhdim i kësaj përqasjeje. Sektori financiar britanik përfaqëson më shumë se 10% të kësaj ekonomie. Europianët do të dëshironin ta taksonin dhe ndërhynin në të. Rreth 75% e transaksionit të propozuar të taksave do të binte mbi Mbretërinë e Bashkuar. Kështu, Cameron me arsye refuzoi marrëveshjen që nuk përfshinte garanci për industrinë financiare të Britanisë.

Por ndarja e Europës qëndron më thellë se detajet e politikave fiskale. Bashkimi Europian, jo vetëm që bashkon 27 shtetet, por edhe dy modelet ekonomiko-sociale: liberalizmin anglo-sakson dhe versionin franko-gjerman të kapitalizmit fort të përshtatur. Britania dhe pak vende të tjera, të tilla si Danimarka, Polonia dhe Hungaria, kanë mbrojtur shpesh formacionin brenda KE-së. Ish-ministrja Margaret Thatcher gjithsesi parashikoi një konflikt të pafrenueshëm. Federalizmi europian, argumentoi ajo, ishte i pandashëm nga shtetësia dhe proteksionizmi. Më fort se përfshirja e influencës gjermane, projekti europian do të bëhej një “kafshë” vigane burokratike e dominuar nga Gjermania. Thatcher mendonte se produkti i këtij soj integrimi do të ishte i paqëndrueshëm. Ajo shkroi se kjo do t’i linte taksapaguesit gjermanë të siguronin “subvencionet më të mëdha të falimentimit të rajoneve në vendet e tjera”. “Shtetet e vogla realisht do të pësonin përçarje ekonomike, të drejtuara nga burokracia dhe humbja e pavarësisë”.

Për dekada Bashkimi Europian është përpjekur të shmangë një hapje letrash mes vizioneve ekonomike të Britanisë dhe pjesës kontinentale. Por kriza e borxheve ka detyruar Gjermaninë drejt një qëndrimi më agresiv. Limitet fiskale në praktikë apo politikat ekonomike, të cilat imponohen mbi dështimin, shtete të papërgjegjshëm që pengojnë taksapaguesit gjermanë të përfitojnë prej falimentimeve. Kjo përqasje është mrekullisht e arsyeshme për Gjermaninë. Por, siç argumentonte Thatcher, orvatjet në bashkëpunime tejet ambicioze me gjasë krijojnë konflikte. Vitet e fundit kanë demaskuar fuqitë dhe dobësitë relative të modeleve britanike dhe kontinentale. Mbretëria e Bashkuar mbetet një rrëmujë ekonomike, me 0.5 për qind rritje dhe me deficit thuajse sa 10% e GDP. Por Britania ka siguruar investitorë me garanci politike. Ka një koalicion qeveritar të qëndrueshëm, që ka aplikuar reduktime të buxhetit. Ia del të menaxhojë monedhën e vet dhe përcakton vetë normat e interesit. Si rezultat, bondet britanike shikohen si strehë e qetë.

Në kontrast, eurozona është hedhur nga kriza në krizë, duke bërë minimumin në shmangien e katastrofave imediate. Marrëveshjet e fundit premtojnë imponimin e disiplinës fiskale përmes mekanizmave jospecifikë, nën autoritete ligjore të diskutueshme pas një procesi të rrezikshëm politik që ka përfshirë një sërë parlamentesh dhe gjykatash kushtetuese. Europa duket e destinuar për politika që imponojnë shtrëngimin e rripit, pa promovuar konkurrencë dhe rritje ekonomike, një faturë për fyerje publike. Një recesion i pritshëm do ta bënte financimin e borxhit publik edhe më të vështirë. Kritikët e projektit europian mund të ndihen të përligjur, por ata nuk duhet të jenë të kënaqur. Rreth 40% e tregtisë britanike dhe 15% e asaj amerikane administrohet me Europën. Fatet e bankave amerikane, britanike dhe europiane janë ngushtësisht të lidhura. Ndarja e eurozonës nuk mund të bëhet miqësisht apo e përpiktë. Edhe ata me simpati theçeriane nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të bëjnë tifo për Europën këto kohë.

NOA

KOMENTE