Pakistan, 27 dhjetor 2011, NOA - Në Pakistan sot shënohet përvjetori i katërt i vdekjes së udhëheqëses së opozitës, Benazir Bhuto.
Liderja e opozitës u vra me 27 dhjetor në vitin 2007, gjatë një sulmi me armë dhe bombë vetëvrasëse pas garës së zgjedhjeve në qytetin Ravalpindi.
Burri i saj, presidenti i tanishëm i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ndodhet në vendlindjen e Bhutos, ku ai pritet t’u drejtohet qindra punonjësve të partisë “Njerëzit e Pakistanit”.
Në një deklaratë, Zardari ka thënë se mënyra më e mirë për ta nderuar Bhuton është të mbrohet dhe të ruhet demokracia dhe institucionet demokratike në vend”.
NOA