Fier, 27 dhjetor 2011, NOA- Policia e Fierit në një komunikatë zyrtare bëri me dije se janë marrë të gjitha masat që festat e fundvitit të kalohen sa më qetë.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, blutë e Fierit kanë hartuar një plan masash me detyra konkrete, me qëllim rritjen e sigurisë në shkallë qarku, krijimin e kushteve për zhvillim normal të aktiviteteve festive, parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale, menaxhimin dhe përballimin e situatave që mund të krijohen për shkak të fluksit të madh të emigranteve që kanë ardhur për të festuar pranë familjeve të tyre, rritjen e sigurisë në rruge dhe në ambientet publike, si dhe kapjen e goditjen e individëve apo grupeve kriminale.
Një masë e veçantë e marrë nga policia e këtij qyteti është vendosja e punonjësve të policisë për të drejtuar trafikun në mënyrë që të shmangen aksidentet ditët e fundvitit.
Në vijim bëhet thirrje që të ndalet përdorimi pa kriter i fishekzjarrëve duke kërkuar mospërdorimin e tyre nga të miturit, por nën kontrollin e prindërve.
a.y/NOA