Chieti, 27 dhjetor 2011, NOA- Donte prej saj një puthje, një provë afeksioni që vajza me profesion prostitutë ia mohonte dhe për këtë e vrau.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Luca D'Alessandro, 18 vjeç student italian pranoi gjatë disa pyetjeve të gjata se e kishte shtrënguar vajzën romune Silvia Elena Manastirenau, 20 vjeç deri sa e kishte mbytur.
Sakaq nga ana e avokatëve u kërkua një certifikatë psikiatrike, duke e shtyrë akuzën për vrasje prej pasionit dhe për grabitje.
Djali nën shok kishte marrë disa objekte të viktimës, me synimin për të shmangur pistat nga vetja nën synimin se mund të mendohej si vrasje për grabitje.
a.y/NOA