English

Tërmet 6.9 ballë në Rusi

Kyzyl, 27 dhjetor 2011, NOA- Një tërmet i fuqishëm 6.9 ballë i shkallës Rihter u regjistrua në zonën juglindore të Rusisë. Ky fakt u konfirmua nga shërbimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa epiqendra e tij u identifikua jo shumë larg nga kufiri me Mongolinë.

Tërmeti ra 92 kilometër larg qytetit të Kyzyl me një thellësi prej 45 kilometrash.

Aktualisht nuk flitet për të lënduar në njerëz përveç disa dëmeve të vogla materiale.

a.y/NOA

KOMENTE