English

Vasili: Drejtuesit e pavijoneve në QSUT, të marrin masa për festat

Tiranë, 27 dhjetor 2011, NOA - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka mbledhur sot shefat e shërbimeve të Qendrës Spitalore Universitare Nënë TerezaTiranë. Qëllimi i takimit është marrja e masave për festat e fundi vitit. Kreu i Shëndetësisë ka kërkuar nga drejtuesit e pavijoneve që të jenë në gatishmëri për të trajtuar çdo emergjencë si dhe rastet e shpeshta që vijnë nga virozat, për shkak të temperaturave të ulta.

Ministri u shpreh gjatë takimit se “për shkak të virozëve duhet një gatishmëri më e madhe”.

Një vëmendje të veçantë, Vasili ka kërkuar për fëmijët dhe të moshuarit. “Kujdes fëmijët dhe të moshuarit pasi moti i ftohtë mund të ndikojë tek shëndeti i tyre”, është shprehur ministri Vasili.

Gjatë festave të fundvitit në urgjenca dhe në spitale vihet re një rritje e fluksit të pacientëve që kanë probleme nga konsumimi i alkoolit, por edhe të rritur apo fëmijë që rezultojnë të dëmtuar nga fishekzjarrët.

a.k/NOA

KOMENTE