Siri, 27 dhjetor 2011, NOA - Forcat siriane të sigurisë i shtuan sulmet e tyre kundër qendrës së protestave anti qeveritare të Homsit duke vrarë të paktën 30 vetë, ndërkohë që aktivistët e të drejtave të njeriut i kërkuan vëzhguesve të Lidhjes Arabe të vizitojnë sa më shpejt qytetin.
50 vëzhgues dhe 10 zyrtarë të tjerë të Lidhjes mbërritën në Siri prej Egjiptit, për të kontrolluar zbatimin e premtimeve të qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad, sipas të cilave ajo do të tërheqë tanket dhe trupat e saj nga qytetet dhe do të lirojë të burgosurit politikë.
Lidhja Arabe deklaroi se vëzhguesit, prej të paktën 8 vendeve arabe, do të vizitojnë ditën e sotme qytete të ndryshme të Sirisë, përfshi Homsin, Idlibin, Hamën dhe qytetin Dara. Franca iu bashkua thirrjes së aktivistëve duke i kërkuar vëzhguesve arabë të vizitojnë Homsin menjëherë.
NOA/VOA