English

Akuza: Sarkozy po emëron besnikët në poste kyçe në mbarim të mandatit

Paris, 28 dhjetor 2011, NOA- Nicolas Sarkozy dëshiron të sigurojë disa poste kyçe të Francës para se të mbarojë mandatin.

Është kjo akuza që vjen nga eksponentë të shumtë të së majtës pas disa emërimeve të polemizuara të disa personazheve që qëndrojnë afër Presidentit të Francës.

“Magjistratë, drejtues policie, prefektura, emërimet e miqve të Nikolas Sarkozy bëhen në mënyrë të planifikuar nga ai, për të siguruar postet kyçe të vendit”, u shpreh ndër të tjera kreu i grupit socialist në senat, Francois Rebsamen.

a.y/NOA

KOMENTE