Tripoli, 28 dhjetor 2011, NOA- Djali i adoptuar i Muammar Geddafi, Miled Abdessalem, u arrestua në Tunizi, ku sipas autoriteteve vendase thuhet se kishte hyrë në mënyrë ilegjitime.
I shpallur në kërkim nga Interpoi, djali i birësuar i Geddafit mund të ekstradohet drejt Libisë, nëse qeveria e Tripolit do e kërkojë.
Mësohet se Abdessalem ka qenë ndihmës i Geddafit dhe i bindur i tij për vite me radhë.
a.y/NOA