English

Buffon, Cannavaro dhe Gattuso, këta bastexhinj të sëmurë

Itali, 28 Dhjetor 2011, NOA - Kanë dalë emrat e Buffon, Fabio Cannavaro dhe Gattuso në listën e futbollistëve që vënë baste.

një përgjim, i cili nuk është ndeshur aspak me hetimet që janë kryer, por thjesht ka dalë, Nicola Santoni, ish-përgatitës atletik i Ravenës, i pohon Maurinho Ernandes se tre yjet e futbollit ishin shndërruar në "yje" të basteve:

“Buffon luan 100-200 mijë euro në muaj. Ai, Gattuso dhe Cannavaro janë të sëmurë përfundimisht dhe e kanë mendjen veç tek bastet”.

Për momentin tre lojtarët kanë preferuar të rrinë në heshtje, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Vetëm Cannavaro nuk është arritur dot të pyetet në lidhje me këtë çështje nga organet e hetimit.

Përgjimi i përket 30 shtatorit 2011 dhe është një bisedë e regjistruar në makinën e Santonit, i cili ka përfunduar në burg pikërisht në lidhje me hetimet që janë kryer në aferat e dyshuara për bastet e futbollit.

r.b/NOA

KOMENTE