Londër, (Angli), 28 dhjetor 2011, NOA - Një ngjarje e pazakontë po ndodh me dimrin e sivjetshëm në Angli. Edhe pse dimri ka prekur pjesën më të madhe te vendit me reshje bore, në disa qytete kanë çelur lulet dhe mollët po vazhdojnë të pjekin kokrrat edhe pse gjethet kanë rënë. Ndryshimi klimaterik dhe vjeshta ë ngrohtë ka bërë që anglezë ende të shijojnë manaferrat. Studiuesit janë të çuditur me faktin që ende në rruga ka gjedhe dhe disa pemë vazhdojnë të pjekin frutat. Por pavarësisht pamjes piktoreske, duket se i nxehti do të sjellë jo pak probleme për kafshët që kanë nevojë për klimën e acartë. Studiuesit thonë se ky është një fenomen që përsëritet një herë në 50 vite. r.b/NOA
Çmenden pemët në Angli, lulet çelin në dhjetor
-
olti13:32 - 29 Dhjetor 2011Mua po me duket se keto mollet jane te pa vjelura ne vjeshte fare...... dhe nuk po shoh lule askund