English

Darka e Vitit të Ri, 10 këshilla reale si të hani për qejf dhe mos majmeni...

Tiranë, 28 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Netët festive të ndërrimit të viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri, përveçse argëtimit, na sjellin dhe ... shëndet. Ky vjen mes drekave dhe darkave pafund me miqtë e të afërmit, si edhe kokëçarjes së munguar të punës. Ky shëndet duket se na zbukuron gjatë këtyre ditëve, por na bën të dukemi keq nëse e teprojmë me ushqimin.

Agjencia e lajmeve NOA.al ju sjell më poshtë 10 mënyra, si mund ta shmangim fryrjen e tepërt gjatë festave ...

1 – Respektoni ritmin e ngrënies:

Edhe në pushime sundon regjimi tradicional: mëngjes, drekë dhe darkë. Shmangni ushqimet si ngrënie vaktesh në mes tyre. 2 - Hani çdo gjë në sasi të vogla

Gjatë festave mundohuni jo të ngopeni shumë, por të shijoni sa më shumë asortimente, çka do të thotë se duhet që të hani në sasi të vogla dhe gjëra sa më të shumëllojshme.

3 - Fruta dhe perime sa më shumë

Këto duhet të zënë shumicën e ushqimit të festave, duke siguruar për ju kështu sa më shumë fibra dhe ujë, duke shmangur dhe djegur kaloritë e tepërta që ju fryjnë.

4 - Pjata të vogla dhe të zbukuruara

Përdorni sa më shumë pjatëza të vogla, të lezetshme me gjëra që kanë shije të veçantë. Pra qëndroni larg pjatave të mbushura plot, por preferoni të voglat që ju bëjnë të shijoni në to, qoftë edhe një luleshtrydhe. Sepse uria nuk është çdo gjë, imazhi vlen shumë, ashtu si kuzhinierët që ngopen me aromën e asaj që gatuajnë, ju mund të ngopeni me pamjen e lezeçme të një darke festive/

5 - Jo ushqime të rënda dhe me yndyrna

Mundohuni të hani sa më shumë peshk, mish të lehtë dhe aspak mish të yndyrshëm. U thoni Jo ushqimeve të rënda gjatë periudhës së festave.

6 - Kursejini sa më shumë kaloritë

Duhet t’u rezistoni kalorive, për shembull, të mos hahet buka e as brumëra të tjera apo të shtoni krem ​​për garniturë mbi kekun që njihet si Panettone. 7 - Shpërndajeni ushqimin si duhet

Shpërndajeni ushqimin siç duhet gjatë ditës suaj, pa u munduar të krijoni shumë vakte në një kohë të ngjeshur.

8 - Jo darkave të bollshme

Gjatë ditëve dhe netëve fesdtive, u thoni Jo darkave të bollshme dhe përpiquni që në këtë vakt të hani vetëm ndonjë ëmbëlsirë apo gjë të lezetshme, me një shije speciale.

9 - Mos harroni edhe të lëvizni

Edhe pse jeni më shumë në shtëpi apo ambiente të mbyllura, mos harroni që të lëvizni gjatë periudhës së festave, qoftë edhe brenda tyre. Mos rrini vetëm pasivë.

10 - Të jeni gati për rinisjen

Mos harroni të bëni një plan për janarin, lëvizjet, punën, mendime këto që duket sikur ju bezdisin kur jeni me pushime, por në fakt, ua mbajnë trurin të freskët dhe të ingranuar, larg një pushimi total që mund t’ju bënte më shumë keq se mirë.

r.b/NOA

KOMENTE