1945 – Kongresi i SHBA-së zyrtarisht njeh “Zotimin për Besnikëri ndaj Flamurit”. Një pjesë e tij thotë: “Unë zotohem për besnikëri ndaj flamurit të Shteteve të Bashkuara dhe ndaj republikës ku ai qëndron”.
1694 – Mbretëresha Meri II e Anglisë ndërron jetë pas pesë vjetësh sundimi të përbashkët me bashkëshortin e saj, Mbretin Uilliam III.
1832 – Xhon Kallhon bëhet nënpresidenti i parë i SHBA-së që jep dorëheqje, duke u larguar nga posti për shkak të dallimeve në pikëpamje me presidentin Xhekson.
1836 – Pavarësia e Meksikës njihet nga Spanja.
1846 – Iova bëhet vendi i 29-të që i bashkohet SHBA-së.
1968 – Izraeli sulmon Aeroportin e Bejrutit.
1990 – Dy persona humbin jetën në një aksident të metrove në Nju Jork.
2000 – Aktorja amerikane, Shenen Dorti, arrestohet pasi vozit nën ndikimin e alkoolit.
2009 – Dyzetetre njerëz vdesin nga një shpërthim vetëvrasës në Karaçi të Pakistanit, ku myslimanët shiitë po festonin Ditën e Ashureve.
2010 – Në Izrael zbulohen eshtra të njerëzve që kanë jetuar 400,000 vjet më parë, çfarë e sfidon teorinë që njerëzit kanë origjinën në Afrikë. Pergatitur nga radio Evropa e Lirë