Tiranë, 28 dhjetor 2011, NOA – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit se Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, prej 4.75 për qind.
Guvernatori deklaroi se inflacioni për muajin nëntor ka pësuar një rritje të lehtë dhe është regjistruar në vlerën 2.99 për qind.
Sipas Fullanit kushtet monetare për zhvillimin e ekonomisë në vend janë të përshtatshme, duke nënvizuar se sektori privat mbetet tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në vend.
Ai saktësoi se është rritur kërkesa për kredi nga bizneset, dhe është ulur kërkesa për ndërtim.
Sipas Fullanit janë të ngadalta investimet private dhe konsumi, për shkak të rënies së fuqisë blerëse.
Guvernatori Fullani theksoi se BSH po mban nën kontroll presionet inflacioniste.
mit/NOA