Phenian, 28 dhjetor 2011, NOA - Ka filluar funerali shtetëror për liderin e Koresë Veriore Kim Jong Il. Televizioni i Koresë Veriore ka shfaqur mijëra njerëz që përkuleshin në borë të përlotur dhe radhë ushtarësh, ndërsa makina e varrimit që bartte Kimin kalonte në sheshin qendror të Phenianit.
Korea Veriore ka dhënë pak detaje për funeralin shtetëror në të cilin nuk është ftuar asnjë delegacion i huaj.
Por, analistët presin presin, që ashtu sikur se në varrimin e babait të Kimit në vitin 1994, ‘presidenti i përjetshëm’ të varroset në mes të një ekspozimi të fuqisë ushtarake dhe turmës vajtuese.
Kim Xhong Il vdiq më 17 dhjetor në moshën 69 vjeçare, pas 17 vjet sa kishte qëndruar në pushtet.
NOA