Shkup, 28 dhjetor 2011, NOA - Mbi 7 mijë shtetas maqedonas brenda më pak se një muaji janë pajisur me shtetësi bullgare.
Këto të dhëna janë publikuar në faqen zyrtare të Presidencës bullgare, e cila bën të ditur se muajin e kaluar numri i maqedonasve që janë pajisur me shtetësi bullgare është rritur nga 35.808 në 42.372 veta, raporton agjencia e lajmeve INA.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka bërë të ditur se nuk ka të dhëna statistikore për numrin e shtetasve që janë pajisur me pasaporta bullgare.
Mediat bullgare kanë rikthyer çështjen e interesit të rikthyer të maqedonasve që deklarohen bullgarë dhe që duan të përfitojnë një pasaportë bullgare.
Pasaporta bullgare mundëson qëndrim dhe punësim në vendet e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh faktin se Bullgaria është anëtare.
Shtetësia bullgare fitohet më së shumti për një vit, për çka janë të nevojshme vetëm disa dokumente, në të cilat kandidati deklarohet se është me origjinë bullgare.
Maqedonasit janë rekorderë në “gjahun” pas pasaportës bullgare.
Shtetësinë e fitojnë më pak se një vit.
Kjo gjë i bën që ata të dallojnë nga shtetasit e vendeve tjera, të cilat, gjithashtu, aplikojnë për shtetësi bullgare. Kushte rigoroze nuk ka.
Disa e marrin për shkak të studimeve, por shumica, siç thonë, për të gjetur punë në Evropë, për shkak se shanset për ata që kanë pasaportën bullgare janë të shumta.
INA/NOA