Londër, 28 Dhjetor 2011, NOA - Neymar është një lojtar i Barcelonës.
Mungon ende zyrtarizmi, por sipas të përditshmes spanjolle “Sport” gjithçka ka përfunduar dhe Neymar mund të konsiderohet një lojtar i Barcelonës.
Klubi spanjoll, siç njofton agjencia e lajmeve NOA.al, ka mundur konkurrentët në garë për lojtarin duke arritur një akord 4-vjeçar me yllin e Santosit.
Neymar do të fitojë 7 milionë euro në sezon, një pagë më inferiore vetëm krahasuar me atë të Messit.
E vetmja pasiguri është vetëm data në të cilën ai do të vijë në Spanjë, pasi Neymar dëshiron të luajë në Brazil deri në botërorin e 2014.
r.b/NOA