Tiranë, 28 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 28 dhjetor 2011.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Shpërblime për 10 mjekë dhe infermierë, ja skema e përfitimit”.
Disa tituj të tjerë janë; “Malaj: Nano ka tiparet e një presidenti konsensual”.
“Ekspertë gjermanë për vrasjen e oficerit të SHISH-it, ngec hetimi”.
“Polici i plagosur niset drejt Janinës, të tjera shoqërime në Tiranë”.
“Përplasje mes qytetarëve dhe Gardës te vilat qeveritare në Vlorë”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Skandali i radhës/Rama uron me foto nudo. Socialistët: Lojë e Berishës”, i cili flet për foton e kreut të PS-së në blogun personal.
Disa tituj të tjerë janë; “Genc Ruli: Rama, ekstremist i një klike apartiake në krye të PS”.
“ISKSH, shpërblime deri një pagë për 10 mijë bluza të bardha”.
“Vasili: Nata e Vitit të RI, urgjencat në gatishmëri”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Emrat e partisë së Topit/Mes mbështetësve dhe një ministër. Oketa: PD po humb shumë nga LSI”.
Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “Sot buxheti i Tiranës, PS: Do e bllokojmë, s’kalon lehtë”.
“Endri Fuga: Me Edi Ramën, u njoha nga librat”.
“Rrëfehet korrieri i drogës 1 mln euro: Si e transportova”.
“Birësimi i fëmijëve nga çifti gay, Instituti: Skemë mafioze me jetimët”.
“Tiranë-Prishtinë, krahasimi i pagave të zyrtarëve të lartë të shtetit”.
Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor; “Shqiptarët në varfëri, Bode e quan vit me bum ekonomik”.
Disa tituj të tjerë janë; “Njerëzit e mëdhenj që u shuan në vitin 2011”.
“10 sëmundje që nuk i keni dëgjuar kurrë më parë”.
“Bilanci i kryeparlamentares Topalli: 2011 ishte një vit reformash të suksesshme”.
Gazeta “Agon” ka si argument kryesor; “Kush do kartolinë nga Edi Rama? Nudo, ama!”, i cili i referohet fotos që kreu i PS-së ka vendosur në blogun personal. Disa tituj të tjerë janë; “Vëzhgim mbi tregjet për Vitin e Ri”.
“Dyqind lekëshi, tani monedhë”.
“Rritja ekonomike,3.4 për qind në 2012-ën”.
“Ndahet nga jeta Adriatik Kallulli”.
Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor; “Goditje e dyrë për 500 mijë pensionistët”, i cili flet për mos dhënien e pensioneve.
Disa tituj të tjerë janë; “SHBA: Krimi brenda shtetit”.
“Rama: Qeveria mbushi lëveret me foton e Man Ray”.
“Skllavërimi nga barra e rëndë e vështirësive ekonomike”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruan tek pr@noa.al.
a.k/NOA