Londër, 28 Dhjetor 2011, NOA - Në shumë pak orë lajmi u shpërnda në të gjithë sitet në mbarë botën:
Aktori Taylor Lautner, një yll tepër i dashur i sagës së “Twilight”, është gay.
Kjo të paktën bazuar në kopertinën e revistës People që titullonte faqen e saj të parë “Out and Proud”, kopertine qe shihni perbri edhe fotove te tjera te aktorit.
Më pas doli që asgjë nuk ishte e vërtetë, kopertina ishte flase dhe intervista nuk ekzistonte.
Me pak fjalë lajmi fillimisht u duk më se i vërtetë në saj të deklaratës së rreme të aktorit: “Ndihem i lirë dhe më i lumtur se kurrë”.
Fansat e “Twilight” kanë tentuar kanë kërkuar në të gjitha mënyrat për të vërtetuar këtë lajm.
Vetëm 24 orë më vonë, siç njofton agjencia e lajmeve NOA.al, ka qenë vetë revista që ka përgënjeshtruar në mënyrë kategorike gjithçka.
r.b/NOA