English

Presidentja e re e Argjentinës, e sëmurë më tumor

Buonos Aires (Argjentinë), 28 dhjetor 2011 NOA – Presidentja e Argjentinës, e cila pak muaj më parë fitoi zgjedhjet do të kurohet nga tumori. Cristina Fernandez de Kirchner do t’i nënshtrohet një operacioni në 4 janar. Sipas medieve argjentinase, presidentja ka tumor në tiroide.

Zëdhënësi i Presidentes tha se pas ndërhyrjes Kirchner do të marrë një leje prej 20 ditësh, gjë që do të thotë se nuk do të jenë në funksionin e saj zyrtar dhe do të qëndroj larg medias.

Gjatë kësaj kohe detyra do të mbahet nga zëvendëspresidenti Amado Boudou. Sëmundja e rëndë e presidentes u zbulua në 22 dhjetor, gjatë një kontrolli rutinë.

a.k/NOA

KOMENTE