Tiranë, 28 Dhjetor 2011, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha, në konferencën për bilancin e vitit 2011. Në rrjetin social “Twitter”, Rama shprehet se shteti ligjor do të funksionojë vetëm kur të vendoset drejtësia për viktimat e 21 janarit.
“Shteti kushtetues e ligjor do funksionoje kur të dalin para drejtësisë e të ndëshkohen vrasësit e 21 janarit, kush dha urdhër e kush qëlloi!”, shprehet Rama.
Më tej, kreu i PS-së akuzon kreun e mazhorancës për situatën ekonomike në vend dhe për korrupsionit, duke u shpreh se është koha për një rilindje.
“Vrau në bulevard, vodhi ditën për diell gënjen edhe kur fle e i këndon një Shqipërie që s’ka leke, s’ka pune as drejtësi! Koha për rilindje’, shprehet Rama në rrjetin social, “Twitter”.
e.t/NOA