Tiranë, 28 dhjetor 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një intervistë televizive, komentoi deklaratën e Presidentit të vendit Bamir Topi lidhur me rikandidimin e tij për këtë post.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Rama u shpreh se, “Zoti Topi në mënyrë shumë fisnike u deklarua i palidhur me asnjë palë, për tu dhënë mundësi të gjitha palëve për zgjedhjen e Presidentit pa pengesën e vetë zotit Topi. Besoj se më takon që për hir të së vërtetës ti shpreh respektin Presidentit të Republikës, i cili pavarësisht mendimeve ndryshe askush nuk mund ta mohoj se ishte një President mbi palët, as i Partisë Socialiste e as i Partisë Demokratike”.
Sipas tij, çdo kritikë që mund ti bëhet Presidentit Topi se si mund të kishte administruar në një moment apo në një tjetër funksionin e tij vjen pas këtij konstatimi.
“E them me bindje se pavarësisht se ishte një President që u votua nga Partia Demokratike, ai nuk i shërbeu partisë”, u shpreh më tej Rama.
a.y/NOA