English

Revolucioni në Egjipt i ka kurdisur mbrapsht të drejtat e grave

"Abuzimi me protestueset femra në Sheshin Tahrir nuk është e fundit në serinë e sfidave për të drejtat e grave, që nga largimi i Hosni Mubarak. Shumë shpejt, pasi ra regjimi i tij, shumë egjiptianë nisën të luftonin për të rikthyer të drejtat e grave. Suksesi i Vëllazërisë Myslimane dhe Salafis në dy raundet e para të zgjedhjeve sugjeruan që parlamenti i ri mund të përkrahte frenimet në politikë. Revolucioni mund të ketë mbërritur në Egjipt, por për gratë, kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse zhvillim"...

Nga Vickie Langohr

Javës që kaloi u përjetua një moment shumë i rëndësishëm për betejën e të drejtave të grave në Egjipt. Në përgjigje të shumë protestave në Sheshin Tahrir të Kajros, forcat policore dhe qeveritare u ndeshën dhe u përfshinë në demonstratat e ndryshme të femrave.

Një moment arriti të fokusohej nga një fotograf dhe nisi të shpërndahej në gjithë botën: një grua tërhiqte shallin për të nxjerrë në pah bustin e saj lakuriq dhe reçipetat ngjyrë blu, po hiqej zvarrë nga forcat e sigurisë nën helmeta. Një prej tyre rrinte mbi të, duke ia vërvitur këmbën mbi stomak. Disa ditë më vonë, u organizua një tjetër protestë prej 10 000 grash në qendër të Kajros, ku deklaronin se “vajzat e Egjiptit janë në vijën e kuqe” që nuk mund të kapërcehet.

Por abuzimi me protestueset femra në Sheshin Tahrir nuk është e fundit në serinë e sfidave për të drejtat e grave, që nga largimi i Hosni Mubarak. Shumë shpejt, pasi ra regjimi i tij, shumë egjiptianë nisën të luftonin për të rikthyer të drejtat e grave. Suksesi i Vëllazërisë Myslimane dhe Salafis në dy raundet e para të zgjedhjeve sugjeruan që parlamenti i ri mund të përkrahte frenimet në politikë. Revolucioni mund të ketë mbërritur në Egjipt, por për gratë, kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse zhvillim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të marrin në konsideratë mbajtjen nën kontroll me shpresën se mund të mbrohen pozitat e grave. Sidoqoftë, Uashingtoni duhej ta shmangte këtë ngasje me çdo kusht. Gratë nisën të ankoheshin për mungesën e tyre në përfaqësimin e tyre në polici sidomos në ditët e largimit të Mubarakut, kur SCAF emëroi një komitet vetëm më meshkuj për të hartuar parimet e kushtetutës për një referendum në mars.

Gjërat ecën gjithnjë e më keq që atëherë. Më 9 mars ushtarët nënshtroheshin nga të paktën 20 femra protestuese. Një oficer egjiptian e justifikonte abuzimin duke u ankuar që “vajzat që mbahen nën arrest nuk janë si vajza jote apo imja. Ato janë vajza që kanë ndenjur në kamp, aty jashtë nën tenda bashkë me protestuesit meshkuj në Sheshin Tahrir”. Kontrolli i virgjërisë nuk ishte i nevojshëm, tha ai, sepse “nuk donim që ato të thonin se ne i kishim sulmuar seksualisht apo i kishim përdhunuar, kështu që donim të provonim se ato nuk ishin të virgjëra që në fillim. Asnjë prej tyre nuk ishte e virgjër”.

Pavarësisht përgjegjësisë së tyre për dhunë kundra grave, zyrtarët ushtarakë rregullisht kanë bërë thirrje për shpëtimin e aktivisteve femra si një arsye për t’i përjashtuar nga qeveria dhe për të mbrojtur ligjin e emergjencës. Më pas ministri i Zhvillimit Lokal u shpreh se do të merrte në konsideratë gratë e emëruara për të drejtuar në institucione për herë të parë në historinë egjiptiane, por qeveria deklaroi se gratë nuk mund t’i mbanin këto pozicione, për shkak të mungesës së sigurisë që ishte shumë e rrezikshme për to, të qëndronin nëpër rrugë për të monitoruar problemet e qytetarëve.

Në fillim të tetorit, kreu i SCAF Husein Tantavi argumentonte se ligji i emergjencës, heqja e të cilit ishte një kërkesë kyçe e revolucionit, duhej ruajtur, për shkak të kushteve të vendit duke thënë se “askush nuk mund ta besojë se një burrë mund ta shohë gruan e tij teksa rrëmbehet dhe përdhunohet përballë syve të tij”.

Ushtria gjithashtu ka organizuar një sulm kundër organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve për të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe një organizatë tjetër që mblidhte dëshmitarët e kontrolleve të virgjërisë, duke i akuzuar ata se kishin marrë ndihma ilegale dhe “se kishin bërë tradhti të rëndë”. Gjatë dekadës së fundit, beteja për të drejtat e grave në Egjipt është qendërzuar në ligjet e statusit personal (PSLs) që administrojnë martesën, divorcin dhe problemet e kujdestarisë së fëmijëve bazuar në interpretimet e sharias.

Një seri ligjesh që kanë kaluar në parlament në vitin 2000 kanë bërë progres në vitet në vijim. Për shembull, direktivat e reja krijuan një lloj divorci të quajtur khula, që i dha grave të drejtën për të kërkuar divorcing, pa u dashur të dëshmonin keqtrajtimin.

Legjislativi gjithashtu u dha nënave kujdestarinë e fëmijëve të tyre deri në moshën 15 vjeç, duke zëvendësuar ligjet e mëparshme që i caktonin kujdestarinë e djemve deri në moshën 10 vjeç dhe të vajzave deri në moshën 12 vjeçare. Kjo bëri që gratë të kishin mundësi t’u pajisur me certifikatat e lindjes për fëmijët e tyre pas një divorci për të marrë vendimin për shkollimin e tyre. Në mënyra të ndryshme, për herë të parë këto ligje i dhanë nënave të njëjtat të drejta si baballarët. Pas revolucionit, forcat konservatore argumentuan se të drejtat e grave nën pushtetin e Mubarakut, ashtu si mbeturinat e atij regjimi, ishin jolegjitime dhe duheshin hedhur poshtë.

Për shembull, mijëra Salafis bënë demonstratë në Universitetin al-Azhar në Kajro, në muajin maj, duke kërkuar kthimin e autoritetit edukativ vetëm te baballarët. Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Lartë të Çështjeve Islamike dhe stafi qeveritar kërkuan ulje të moshës së kujdestarisë amnore nga mosha 15 vjeçare në moshën 6 vjeç për djemtë dhe 9 për vajzat. Edhe forcat liberale nisën sfidën e tyre. Në prill, Komiteti i Lirive të Sindikatës së Gazetarëve mbajti një konferencë, ku kërkoheshin standardet e të drejtave të grave në Egjipt.

3 muaj më pas, gjyqtari Abdallah al Baga, presidenti i Gjykatës Familjare të Apelit, parashtroi një projektligj për kryeministrin, ku bëhej thirrje për shfuqizimin e divorcit khula dhe rivendosjen, (nën disa kushte), të një praktike ku bashkëshortët mund të kthenin gratë (e pabindura) me detyrim në shtëpitë e tyre – një praktikë që ka qenë e paligjshme që nga viti 1960.

Aktivistët për të drejtat e grave u kthyen mbrapsht. Organizatat e ndryshme e kundërshtuan propozimin e Baga-s. Pasi nisën të argumentonin se shfuqizimi i divorcit khula do të ekuilibronte “një kthim te skllavëria”, Nihad Abu al Qumsan, drejtor i Qendrës së Egjiptit për të Drejtat e Grave raportoi se kishte marrë një kërcënim për vdekje nga një grup i quajtur “Rajoni Verior i Komitetit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Prostitucionit”.

Për të drejtat e grave vendosi Vëllazëria Myslimane dhe Partia për Drejtësi dhe Liri, fitorja e së cilës duket e afërt në zgjedhjet e Egjiptit. Sidoqoftë, lëvizja e grave është bërë shqetësuese. Platforma e kësaj partie bën thirrje për rivlerësim të ligjeve të të drejtave të grave dhe fëmijëve. Një kandidate femër e kësaj partie është shprehur se mund të përmbysen “ligjet për gratë dhe fëmijët që … shkelin sharian dhe natyrën njerëzore”. Përfaqësuesit e Vëllazërisë i kanë kritikuar ligjet për të drejtat e grave në të kaluarën. Më 2008 disa parlamentarë të Vëllazërimit kanë luftuar kundër lejimit të nënave për t’u pajisur me certifikatat e lindjeve për fëmijët e tyre, duke argumentuar se kjo gjë do të inkuarajonte imoralietin femëror (duke supozuar se fëmijët, për të cilët baballarët kanë refuzuar të pajisen me certifikata lindjeje, duhet të jetë ilegjitime).

2 muaj para protestës së tyre në al-Azhar në muajin maj, Salafis mbanin nëpër duar postera ku kritikoheshin “veshjet e turpshme të grave” dhe ku shfaqeshin gra të zbuluara e të rrethuara me insekte. Edhe pse nuk është e qartë nëse al-Nour zyrtarisht i ka mbështetur këto aktivitete, në konferencën e parë të partisë për gratë në muajin tetor - të titulluar “Roli i grave në jetën politike” dhe kjo u ndoq nga 700 përkrahëse femra, anëtare partie – asnjë grua e vetme nuk ishte nga ato që morën fjalën. Një prej aktivistëve më të rëndësishëm Yasser Burhami, i kritikoi gazetaret femra që nuk visheshin me rrobat islame, duke i quajtur ato “të veshura, por në fakt lakuriqe” dhe pohoi që e kishte për detyrë ai vetë të kritikonte gra të tilla, sepse ato që nuk vishen siç duhet “nuk do i përkasin parajsës”.

Kur divorci khula kaloi në parlament më 2000, kreu i partisë më të madhe, Wafd, e quajti atë “krim kundër shoqërisë egjiptiane”. Marsin e kaluar, gazeta e partisë së Wafd botoi një artikull ku flitej për një sulm të pafund kundër ligjeve të drejtave të grave, si p.sh. ato që lejonin gratë të mbanin pasaportë dhe të udhëtonin jashtë shtetit pa lejen e baballarëve apo burrave të tyre.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol të madh për të luajtur, kryesisht duke inkurajuar një ndryshim rrënjësor e të shpejtë duke nisur nga qeveria dhe duke vazhduar me ndihmat për ushtrinë gjatë tërheqjes nga politika.

Uashingtoni do të tregohej i zgjuar po të shmangte pasojat që do të rridhnin. Një ndërhyrje e tillë mund të dështonte, duke i mëshuar argumentit të konservatorëve social dhe islamikëve që Perëndimi po përpiqet të imponojë normat e veta shoqërore.

Aktivistet femra egjiptiane dhe përkrahëset e tyre ndërkombëtare e kuptojnë këtë më së miri. Uashingtoni duhet të pengojë përpjekjet për të kufizuar lirinë civile të grupeve shoqërore për veprim. Organizatat për të drejtat e njeriut dhe të tjerat që mund të krijohen më vonë, janë pozicionuar më së miri për të mbrojtur të drejtat e grave në Egjiptin e ri. Veprimet e 10 000 protestuesve femra që dolën nëpër rrugë para disa ditësh duke kundërshtuar abuzimin mbi gratë, treguan që trimëria dhe vendosmëria e përkrahësve të shoqërisë civile, që janë së fundi të pozicionuara më së miri për të mbrojtur të drejtat e grave në Egjiptin e ri.

NOA

KOMENTE