Uashtington, 28 dhjetor 2011, NOA - Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Ukrainës që ta lirojë ish kryeministren Julia Timoshenko, pas humbjes së apelit kundër dënimit 7-vjeçar nën akuzat për keqpërdorim të pushtetit.
Ish kryeministrja u dënua në tetor, nën akuzat që lidhen me periudhën e saj në pushtet, në një rast që u nis vetëm disa muaj pasi që ajo humbi në zgjedhjet kundrejt presidentit Viktor Janukoviq.
Dënimi i saj u konfirmua të premten. Njëri nga zëdhënësit e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner tha se Uashingtoni është i ‘zhgënjyer’ me vendimin e gjykatës.
“I kërkojmë qeverisë së Ukrainës që ta lirojë zonjën Timoshenko dhe ish zyrtarët tjerë qeveritarë që aktualisht po mbahen në paraburgim”, ka thënë Toner.
NOA.RFE