English

Studiuesit: Vitin e Ri niseni vetëm me një puthje, do t'ju ecë mbarë

Tiranë, 28 Dhjetor 2011, NOA/ Rid BulkuNjë puthje në momentin kur ndërrohen vitet, do të ishte një eliksir i vërtetë dhe një shans për Vitin e Ri. Për hir të Zotit! Qëndro larg nga Skype, Twitter, Facebook dhe magjitë e tjera të kompjuterit në ato momente. Të paktën kështu pohon një studim i Universitetit të Teksasit, sipas të cilit, në momentin e ndërrimit të viteve duhet që të hiqni dorë nga të gjitha kontaktet virtuale dhe të angazhoheni në kontakte fizike me të dashurit tuaj. Pasi ky do të ishte një ogur i mirë për të nisur një vit të mbarë.

Paralajmërimi që vjen nga biologu Sheril Kirshenbaum, sipas të cilit, kontakti i buzëve, ose dhe ai i duarve në atë moment, e kthen magjik dhe na bën ta kujtojmë për gjatë gjithë vitit raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sepse trupat tanë karakterizohen nga një eufori e natyrshme. Shkencëtari i lartpërmendur dhe ekipi i tij kanë marrë në analiza pështymën dhe mostrat e gjakut të disa studentëve të universitetit.

Ata kanë dhënë çdo lloj puthjesh, nga më të thellat dhe erotiket, sipërfaqësoret dhe të lehtat, raport apo dashuri e thjeshtë.

Hulumtuesit kanë zbuluar më pas se ky akt, shkakton reagime dhe stimulon lumturi. Dhe ne gjithashtu ul nivelin e kortizolit, i cili, kur e tejkalon, shkakton stres dhe luan një rol qendror në përgjigjen tonë të ankthit dhe të rrezikut.

Ndërsa kur puthemi, na sjell në një lloj të harresës: enët e gjakut zmadhohen, truri merr një dozë më të lartë të oksigjenit, skuq faqet, pulsi rreh më shpejt dhe enët zgjerohen. Ky fluks është si një drogë e mirë që prodhon dëshirë, eksitim dhe jep energji të madhe. Por vetëm kaq nuk është e mjaftueshme.

Puthja është provë për të kuptuar vlerësimin tonë nga partnerët tanë për dashurinë. Një angazhim që, përveç presionit të gjakut, gjithashtu punon dhe si një qetësues ...

r.b/NOA

KOMENTE