Në këtë situatë ekipi është hedhur në sulm për një zëvendësues të tijin në këtë repart.
Në orët e fundit e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, ka konfirmuar për një marrëveshje mes Barcelonës dhe Chelsea për Fernando Torres.
Me sa duket sulmuesi i bluve të Londrës pëlqehet së tepërmi nga Pep Guardiola dhe tratativat që ai të jetë nën urdhrat e teknikut të Barçës kanë nisur.
E në këmbim, siç pohon shtypi spanjoll, në drejtim të klubit anglez do të shkojnë Montoya, Sergi Roberto dhe Cenca.
r.b/NOA