English

Chavez: SHBA armë sekrete për tu shkaktuar kancer liderëve amerikano-jugor

Karakas, 29 dhjetor 2011, NOA- Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez shprehet se pas rasteve të kancerit përfshirë edhe të tijën, që kanë goditur liderët amerikan-jugor, fshihet një komplot i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Chavez foli edhe për sëmundjen e Presidentes së Argjentinës, Cristina Kirchner, para saj ai i Paraguait Fernando Lugo dhe Dilma Roussef i Brazilit.

Prej kohësh Chavez dyshon se qeveria e Washingtonit dëshiron që të çlirohet nga ai, por deklaratat e tij të fundit i kanë kapërcyer ato të mëparshmet.

Sipas Chavez është e mundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë zhvilluar një teknologji për të zhvilluar tumoret, “Është shumë e cuditmshme që i ndodhi Fernando Lugo, Dilma Roussef, unë dhe tashmë Cristina. Është pak e vështirë për tu shpjeguar, edhe sipas probabilitetit nuk përputhet”.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Gipa Shoshaj21:45 - 29 Dhjetor 2011
    HAHAHH I PSKA HYR FRIKA