Nepal, 29 Dhjetor 2011, NOA - Gara, ndeshje futbolli, sfilata dhe shumë përkujdesje. Është ajo çka kanë kryer këto tre ditë, elefantët në festivalin që i është dedikuar atyre në Nepal.
Siç njoftohet për agjencinë e lajmeve NOA.al në pyjet e Chitwan, rreth 170 kilometër larg nga kryeqyteti i Katmandu, kafshët kanë luajtur futboll në skuadra me nga katër lojtarë.
Dhe duke qenë se janë shquar si futbollistë të vërtetëm ata janë duartrokitur pa kursim nga mijëra spektatorë në fushën e lojës.
Njëzet ekzemplarë në krahun tjetër janë sfiduar në një garë ecjeje të shpejtë me distancë përshkimi prej 300 metrash, ndërsa një pjesë tjetër elefantësh ka marrë përkujdesjen e personave të shumtë që i kanë lyer thonjtë duke u bërë pedikyr dhe manikyr.
r.b/NOA