English

Fëmijët pushtojnë sallën e Parlamentit

Tiranë, 29 dhjetor 2011, NOA – Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur punimet për këtë vit duke marrë pushimet dimërore për festat e fundvitit, kjo e enjte kishte si protagonistë fëmijët, të cilëve u është kushtuar e tërë kjo javë në Parlament.

Fëmijë të moshave të ndryshme pushtuan sallën e Parlamentit këtë të enjte duke zënë karriget e deputetëve e të ministrave, të shoqëruar nga prindërit e tyre, shumë syresh gazetarë.

Këngët e njohura të festave të fundit të vitit dhe këngët për fëmijë i dhanë një tjetër ngjyrë sallës së seancave plenare, e cila gjatë tërë vitit ngërthehet shpesh në debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Salla e Kuvendit i përngjau një salle tjetër ku fëmijët festuan e kënduan për qejf.

Në fund të shfaqjes, kryeparlamentarja Jozefina Topalli u dhuroi fëmijëve libra me përralla e tregime, aq të dashura për ta.

Sakaq, zonja Topalli i uroi fëmijët dhe prindërit e tyre që ta kalojnë sa më gëzueshëm Vitin e Ri dhe të kenë sa më shumë shëndet e suksese në familjet e tyre.

mit/NOA

KOMENTE