Melengano, 29 dhjetor 2011, NOA- Kishte hyrë në vaskën e banjos, në apartamentin e tij, dhe aty gjeti vdekjen.
Një emigrant shqiptar i moshës 47 vjeçare u gjet i vdekur nga policia e Melegnanos në Itali, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Sipas policisë thuhet se shkak për vdekjen e tij dyshohet një rrjedhje gazi në apartamentin e viktimës, çka mendohet ti ketë zënë frymën emigrantit teksa bënte dush vetëm pak pas kthimit nga puna.
Lidhur me këtë rast nga ana e policisë ka ende dyshime, nëse rrjedhja e gazit ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.
a.y/NOA