Tiranë, 29 dhjetor 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në kundërpërgjigje të deklaratave të Kryeministrit Berisha reagon në faqen e tij në rrjetin social.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në komentin e tij në Twitter, Rama shprehet se, “Tre ngjarjet e mëdha të vitit? Vrasjet në bulevard, vjedhja e zgjedhjeve në Tiranë, refuzimi i statusit kandidat! Me të treja qeveria krenohet!”.
Ndërkaq ai nuk nguron as të komentojë reagimet për foton e urimit në web.
“Jam i mahnitur me reagimet për foton e urimit tim ne web, si largqoftë në kohën e Plenumit IV! Po ato gogësima orientale para të bukurës...”, shprehet Rama.
Ndërkaq në konferencën e fundit për këtë vit, Kryeministri Berisha i pyetur nga gazetarët lidhur me kartolinën e kryesocialistit Edi Rama, tha se, si komunikim online konsideron mesazhet e celularit sepse shkalla e penetrimit të celularëve është më e lartë se interneti, pasi përdorimi i tij është më i kufizuar rreth 50%.
“Unë nuk bëj kartolina online, bëj një kartolinë me logon e Këshillit të Ministrave është një kartolinë që ne e dërgojmë si Kryeministri”, u shpreh Berisha për këtë çështje.
a.y/NOA