English

Kthehet në Itali për festat, arrestohet shqiptari që u fsheh nga 16 vite burg

Romë, 29 dhjetor 2011, NOA- Një 34 vjeçar shqiptar prej kohësh i arratisur, u arrestua në Romë të Italisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shqiptari ishte dënuar me 16 vite burg për trafikim ndërkombëtar të kokainës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ndërsa ishte kthyer në Itali për të kaluar festat e fundvitit.

Sipas policisë thuhet se shqiptari konsiderohet si një nga drejtuesit e një organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike që vepronte në Itali, Belgjikë dhe Shqipëri, organizata e të cilit ishte shkatërruar në korrik të vitit 2010 por që ky i fundit kishte arritur të largohej nga Italia dhe tu shmangej prangave.

Kapja e tij erdhi pas hetimeve intensive që vijonin prej më se një viti dhe nga monitorimi që bëhej te miqtë dhe të afërmit e tij, ku i arratisuri mund të kërkonte strehim.

Ai u gjet në një banesë në periferi të kryeqytetit italian së bashku me të shoqen, por fatmirësisht nuk bëri rezistencë duke përfunduar në prangat e policisë.

Më kapjen e tij shkon në 20 numri i trafikantëve të drogës së arrestuar në një operacion i cili u shtri në Toskana, Lazio dhe Umbria.

a.y/NOA

KOMENTE