English

Një super-xhel që shëron mrekullisht çdo lloj plage në trup

Londër, 29 Dhjetor 2011, NOA - Është krijuar një xhel i ri super i cili do të ndihmojë në shërimin e plagëve dhe do të shpejtojë në krijimin e enëve të reja të gjakut.

Xheli është i thjeshtë por edhe shumë i fuqishëm madje dhe me një kosto tepër të ulët financiare.

Siç njoftohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, ai është krijuar mbi bazën e ujit dhe të polimerëve.

Idea e “hydrogel”, i përket një grupi nga Guoming Sun të Universitetit Johns Hopkins në Baltimore.

Xheli duhet thënë se është testuar me sukses mbi minjtë kavie ku edhe zakonisht bëhen testimet dhe rezultatet e tij janë paraqitur aktualisht në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.

r.b/NOA

KOMENTE