Tiranë, 29 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 29 dhjetor 2011.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Qeveria pakt me SHISH”, i cili flet për një takim të zhvilluar mes kreu të qeverisë dhe Drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtare.
Disa tituj të tjerë janë; “Rama: Qeveria, padrejtësi me çdo vendim”.
“Oketa: Statusi i PD bënë Topin anëtar të Këshillit Kombëtar”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Kërcënimi për sulm, Ambasada e SHBA blindohet nga RENEA dhe FNSH”, i cili flet për rreth 200 forca policie që kanë marrë në mbrojtje prej dy javësh selinë diplomatike në Tiranë.
Disa tituj të tjerë janë; “Topalli: Nuk e votoj Nanon për President. Rama: S'e paragjykojmë”.
“Vendimi, 1137 buxhetorë me kontratë shkurtohen më 2012”.
“Miratohet buxheti i Tiranës, ja projektet ku do investohet”.
“Amnistia, qeveria shtyn me 3 muaj afatin për të gjitha kategoritë”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Analiza e 2011/Berisha: Ekonomia shqiptare nuk do bjerë në recension”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të kreut të qeverisë.
Disa tituj të tjerë janë; “Rama merr në mbrojtje Topin: Nuk e duan se doli kundër PD. Reagon Islami: Bylmezi Rama po ecën i sigurt në rrugën e dështimit”.
“Shtyhet për 3 muaj amnistia fiskale”.
“Emigrantët/Si merret pensioni e si bëhet sigurimi vullnetar”.
“Pas 3 vjetësh pa buxhet, miratohen investimet për 2012”.
“Topalli: Topi e ka vendin te PS, atje ka gjetur veten”.
Gazeta “Standard” ka si argument kryesor; “Qeveria analizon 2011, vit i sukseseve të mëdha”.
Një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete është; Rama: Nano President? Duhet një figurë mbi palët”.
Gazeta “Agon” ka si argument kryesor; “Hiq 21 janarin, 2011-ta viti ynë i mirë”.
Disa tituj të tjerë janë; “Hiq 21 janarin, 2011-ta viti ynë i mirë”.
“Malaj-PS-së: Nano president”.
“Bëhet gati licenca e tretë 3”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruan tek pr@noa.al.
a.k/NOA