English

Pranga për 51 vjeçarin, zaptoi me dhunë tokën e bashkëfshatares

Shkodër, 29 dhjetor 2011, NOA- Një 51 vjeçar nga fshati Buçimas i Pogradecit përfundoi në prangat e policisë pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga një bashkëfshatare.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Shpëtim Haxhillari u padit nga 58 vjeçarja me iniciale L.S, e cila pretendon se shtetasi i mësipërm, me anë të forcës për një periudhë kohe prej 6 muajsh i ka zaptuar një sipërfaqe toke prej 2330 metra katrore në fshatin Buçimas.

Mësohet se toka rezulton në pronësi të gruas dhe pikërisht për këtë fakt Haxhillari u arrestua për veprën penale, “Pushtim i Tokës”, ndërsa materialet ndaj tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Ilir Gjorgo17:26 - 29 Dhjetor 2011
    Po Ilir Metes dhe kalamajve te Sales cfare duhet me i bo qe kane vjedhe gjysmen e Shqiperise? Apo ata kane ligj tjeter i cili u vendos dekorata kur zaptojne.