English

Sipërmarrësi vjedh farmacinë për të shlyer borxhet

Asti, 29 dhjetor 2011, NOA- Vjedh një farmaci i pajisur me kaçavidë, për të përballuar borxhet dhe për të mbajtur familjen, gruan dhe 3 fëmijët.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Fabrizio Sabatini,42 vjeç i padënuar më parë një sipërmarrës i falimentuar, ka menduar që tu japë zgjidhje problemeve në këtë mënyrë.

Burri e kreu grabitjen së bashku me një bashkëpunëtor mbrëmjen e Krishtlindjeve ndërsa u arrestua sot nga policia e Astit në Itali.

Ai akuzohet se ka vjedhur 2 mijë euro nga farmacia për tu larguar më pas.

Sakaq mësohet se policia e identifikoi falë telekamerave dhe dëshmive, dhe sipërmarrësi i dëshpëruar nuk bëri tjetër veçse pranoi.

a.y/NOA

KOMENTE