English

Tavo në Kakavijë: Fluksi i qytetarëve në dogana, nga liberalizimi i vizave

Kakavijë, 29 dhjetor 2011, NOA – Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo ka vizituar sot pikën doganore të Kakavijës në Gjirokastër, për të parë nga afër situatën dhe përballimin e fluksit të emigrantëve nga strukturat shtetërore.

Së Bashku me Drejtorin Rajonal të Kufirit, Thimi Remaçka dhe një të zyrtar të Konsullatës greke në Gjirokastër, Tavo ka parë nga afër punën në pikat doganore dhe është njohur me shqetësimet e emigrantëve për radhët e gjata dhe problemet që lidhen me bllokimin e sporteleve nga pala greke.

Tavo ka vlerësuar punën e institucioneve shqiptare dhe ka theksuar se tashmë qytetarët mund të lëvizin lirisht. Ai ka theksuar se liberalizimi i vizave ka bërë të mundur që në pikat doganore të ketë një numër shumë të madh qytetarësh që udhëtojnë në vende të ndryshme. “Këtë vit vihet re një fluks në dalje, gjë që tregon se liberalizimi i vizave i ka dhënë mundësi shqiptarëve të festojnë në çdo cep të Europës festat e fundvitit", tha deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

a.k/NOA

KOMENTE