English

Tmerr në aeroport, pasagjeri me qindra gjarpërinj në valixhe

Pragë, 29 Dhjetor 2011, NOA - Tmerr në aeroportin e Buenos Ajresit pasi një "i krisur" mbushi valixhem me qindra gjarpërinj helmues dhe u nis për rrugë por u arrit të zbulohej në momentet e fundit para nisjes.

Policia aeroportuale lëshoi komunikatë dhe tha se "një qytetar nga Republika Çeke, Karen Abelovsky, tentoi të transportonte në mënyrë të jashtëligjshme me qindra gjarpërinj helmativë në rrezik zhdukjeje, nëpërmjet një avioni i cili ishte i drejtuar në Evropë".

Policia e aeroportit tha se ka hapur valixhen e personit në fjalë, pas kontrollit me rrezet X dhe më pas ka verifikuar dhe praninë e gjarpërinjve.

Agjentët kanë gjetur 247 specie ekzotike të cilët ishin mbyllur në disa qeska plastike, çanta apo dhe çorape. Që të gjithë ishin helmues.

Sipas një agjenti, disa prej gjarpërinjve mund të dilnin nga valixhja dhe mund të përbënin një rrezik sulmi ndaj personave në Madrid apo dhe në Pragë, ku ishte i destinuar dhe fluturimi.

Abelovsky ka refuzuar të lëshojë deklarata, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Autoritetet thonë se tani ai rrezikon deri në 10 vite burgim në Argjentinë.

Pasi u sekuestruan, Kopshti Zoologjik në Buenos Aires ka njoftuar se pjesën më të madhe të këtyre kafshëve do t'i mbajë.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Eri el'Diablo09:55 - 30 Dhjetor 2011
    hahahaha si tek filmi gjarperinj ne avion
  • Torra Torra08:31 - 30 Dhjetor 2011
    nese do te hapeshin gjareprinjte ne avion te gjith do te vdisnin plus ne fun do ishin pilotet e avionit