English

Ashton: Njohja e Kosovës çështje individuale e vendeve të BE

Bruksel, 30 dhjetor 2011, NOA – Kosova e ka krijuar kornizën për të zhvilluar marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Europian, deklaroi kryediplomatja e lartë e BE-së, Ketrin Eshton (Catherine Ashton).

Duke folur për ndasitë që ekzistojnë brenda BE-së për statusin e Kosovës, referuar faktit se pesë vende të BE-së ende nuk e kanë njohur shtetin e ri, Ashton në një intervistë për të përditshmen kosovare “Koha Ditore”, thekson se çështja e njohjeve të shtetësisë së Kosovës është çështje individuale e vendeve anëtare.

Sipas saj asgjë nuk ka ndryshuar që nga pranvera e vitit 2008, duke thënë se “kjo është çështje sovrane e vendeve individuale anëtare”.

Baronesha Ashton në një intervistë për numrin e Vitit të Ri të “Kohës Ditore”, mbron punën që ka bërë BE-ja në Kosovë dhe përgjigjet po ashtu ndaj disa kritikave për misionin e EULEX-it.

Ajo bën me dije se në vitin 2011, BE-ja ka krijuar një kornizë për ecjen përpara të Kosovës, porse shumëçka do të varet nga vetë Kosova në vitin 2012.

Gjatë intervistës kryediplomatja evropiane vlerëson rezultatet e Serbisë dhe shpreh bindjen se Serbia shumë do të marrë statusin e kandidatit.

Në këtë suazë, Ashton ka ripërsëritur se pret më shumë rezultate nga Serbia edhe në dialogun teknik me Kosovën dhe sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tani.

mit/NOA

KOMENTE