Prishtinë, 30 dhjetor 2011, NOA- Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë sot për mediat dhuratat që sipas saj Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka bërë çdo komune në vend për vitin që lamë pas.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al,Vetëvendosje detajon njëra pas tjetrës ato që i quan "Dhuratat e Hashim Thaçit për popullin e Kosovës".
Ndarja e dhuratave të Thaçit sipas Lëvizjes Vetëvendosje:
Mitrovicë- Ndarja e qytetit, barrikadat, Pasiguri për banorët shqiptarë në pjesën veriore
Zubin Potok- Mungesë sovraniteti, barrikada, struktura kriminale paralele
Prishtinë- Moskalimi i ligjit për kryeqytetin
Drenas- Shpërthimet në Feronikal
Gjakovë- Lejimi i ardhjes së kriminelëve të luftës
Viti- Izolimi i më shumë se 500 banorëve në fshatin Mjak
Gjilan- Ndryshimi i statusit të komunës, decentralizimi
Shtërpcë- Komuna paralele
Zveçan- Mungesë sovraniteti, barrikada, struktura kriminale paralele
Malishevë- Ujëvara e Mirushës do të hyjë nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe
Sharr- Plan/programet mësimore nga Serbia
Prizren- Ligji për qendrën historike, heqja e logos së komunës
Dardanë- Patrullimi i policisë serbe në fshatra, postblloku i Policisë Serbe
Albanik- Mungesë sovraniteti, barrikada, struktura kriminale paralele.
a.y/NOA