English

Divorc në prag të moshës 100-vjeçare

Romë, 30 Dhjetor 2011, NOA - Një çift të moshuarish, ai 99-vjeç, ajo 96 vjeç, kanë vendosur ti japin fund martesës së tyre dhe kjo pas 77 viteve së bashku.

Divorci, në akord mes të dyve, ka ardhur si rrjedhojë xhelozie: gruaja, 60 vite më parë, me sa duket ka tradhtuar partnerin.

Gjithçka është vendosur në gjykatën e Romës, ku audienca finale është vendosur për muajin mars.

Kriza në çift ka nisur që në vitin 2002, kur bashkëshorti zbuloi disa letra që e shoqja i kishte dërguar gati gjysmë shekulli më parë një personi tjetër, më të cilin ka pasur një lidhje.

21 vite pas njohjes së tyre në Napoli çifti vendos të transferohet në Romë, ku aktualisht numëron pesë fëmijë, m dhjetëra nipër e mbesa.

Gjithçka shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, deri në 2002, kur bashkëshorti në sirtarin e së shoqes zbulon letrat që ajo i kishte dërguar personit me të cilin e kishte tradhtuar shumë kohë më parë.

Si rrjedhojë e kësaj arsyeje çifti nuk shkonte më mirë dhe zënkat ishin tepër të pranishme tek ato, kështu vendimi në prag të moshës 100-vjeçare ishte ai i divorcit.

r.b/NOA

KOMENTE