English

Ekstradohet trafikanti, shiti si prostitutë shqiptaren rrugëve të Italisë

Tiranë, 30 dhjetor 2011, NOA- Një 29 vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Milano e Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, Renald Elmazi (Shushallari) nga Tirana, u ekstradua pasi ndaj tij rëndonte një dënim “arrest me burg” nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda për veprën penale, “Trafikimi i femrave”.

Mësohet se 29 vjeçari Elmazi, akuzohet se në vitin 2009 ka shfrytëzuar për prostitucion shtetasen shqiptare me iniciale M.G., në Torino, duke e detyruar atë të punonte si prostitutë për llogari të tij.

Shqiptari u kap një vit më parë në Itali, në sajë të bashkëpunimit mes Interpol Tirana me Interpol Romën në Torino për tu ekstraduar në vendon tonë.

a.y/NOA

KOMENTE