English

EULEX, edhe për dy vjet në Kosovë

Prishtinë, 30 dhjetor 2011, NOA - Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX qartësoi se do të jetë të paktën edhe për dy vjet në Kosovë me kompetencat e plota ekzekutive si deri më tani.

Zyrtarë të EULEX- it i thanë Radio Kosovës se po presin një plan të detajuar nga Brukseli rreth fushëveprimit të mëtejmë të këtij misioni.

EULEX, vlerëson se institucionet e Kosovës janë ende të dobëta për të marrë përsipër disa fuqi ekzekutive që ka aktualisht ky mision.

Zëdhënësi i këtij misioni në Kosovë Ane Blaksma, tha se po presin një plan për platformën e punës së EULEX- it në vitet në vazhdim, që po shqyrtohet në Bruksel. “Aktualisht një rishikim strategjik rreth EULEX-it është duke u bërë në Bruksel, i cili do të përcaktojë misionin EULEX-it për dy vitet që vijnë. Kjo ndoshta do të përfshijë disa bartje të përgjegjësive tek vendorët. Plani do të paraqitet tek shtetet anëtare të BE-së për një vendim përfundimtar në fillim të 2012-ës”, tha Blaksma.

Zëdhënësi Blaksma, nënvizoi se kalimi i përgjegjësive dhe largimi i EULEX-it mund të vijë vetëm atëherë kur autoritetet e vendit të mund të garantojnë vetë sundimin e ligjit në Kosovë.

mit/NOA

KOMENTE
  • Petrit Aliu16:24 - 30 Dhjetor 2011
    EULEX tashme duhet te largohet nga Kosova. Administrata e Prishtines duhet te kete pushtet te plote, dhe vetevendosja e popullit te Kosovos duhet te respektohet. Tendencat centrifugale te serbeve te Kosoves jane jo vetem te demshme,por edhe te papranueshme. Qendrimi i metejshem i EULEX-it, do ti beje edhe me gjate me trima grupet kriminele serbe. EULEX-i, nuk mund te ndihmoje me me efikasitet. Qendrimi i metejshem i tij, vetem do ta rendoje gjendjen. Pushteti ne Kosove, ne gjithe territorin e saj, perfshire veriun, i takon vetem organeve te zgjedhura te Prishtines.