Spanjë, 30 Dhjetor 2011, NOA - Ka kryer hapat e para në një pishinë të La Fe Hospital në Valencia, djali i cili më 10 korrikun e kaluar i është nënshtruar transplantim të parë në mbarë botën, i cili përfshinte plotësisht të dy këmbët.
Operacioni është realizuar nga një grup prej 50 mjekësh dhe është koordinuar nga kirurgu Pedro Cavades, i cili njihet për kryerjen, në vitin 2009, të një transplantimi të fytyrës, përfshirë nofullën dhe gjuhën në drejtim të një personi 43 vjeçar.
Pacienti duhet thënë se po përgjigjet shuam mirë, por duhet ende kohë që ai të nisë të ecë në mënyrë të pavarur, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
r.b/NOA