Gjermani, 30 Dhjetor 2011, NOA - Një kishë e ndërtuar plotësisht me akull është inauguruar në rajonin Gjerman të Bavarisë.
Siç njoftohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, kjo strukturë e ngritur në Mitterfirmiansreut, në afërsi të Republikës Çeke, është e gjatë më shumë se 20 metër dhe në krye ka një kullë.
Për ta ndërtuar janë përdorur 1 mijë e 400 metër kub dëborë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Përgjatë ceremonisë, kisha, e mbuluar nga drita blu, është pagëzuar nga dekani Kajetan Steinbeisser.
Banorët e fshatit kanë ndërtuar kështu kishën e parë të akullt në 1911.
“Bëhet fjalë – ka shpjeguar Steinbeisser – për një xhest provokues. Besimtarët bashkohen për të ndërtuar një kishë të akullt pasi nuk e kishin një të vërtetë”.
r.b/NOA