Torino, 30 Dhjetor 2011, NOA - Borriello menjëherë dhe Higuain në verë: është ky plani i merkatos në skuadrën e Juventusit.
Bardhë e zinjtë janë duke punuar për të tashmen, por duke menduar dhe për të ardhmen e klubit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Pritet që vetëm pas pak ditësh të zyrtarizohet blerja e bomberit të Romës dhe më pas do të synohet të arrihet marrëveshja për sulmuesin e Real Madrid, kjo bazuar në atë çka shkruan “Corriere dello Sport”.
Marotta, pas interesimit në merakton e verës, dot rikthehet në sulm për Higuain, që me Murinjon po gjen shumë pak hapësira.
r.b/NOA