Suedi, 30 dhjetor, NOA- Të presësh rreth tre minuta para se të presësh kordonin e kërthizës mund të kenë efekte pozitive në shëndetin e fëmijës dhe sidomos në nivelet e hekurit në gjak, duke ndihmuar të shmangen efektet e anemisë.
Ky është rezultati i një hulumtimi suedez botuar në BMJ Deri tani është menduar gjithmonë, se kordoni i kërthizës duhet të jetë i prerë në momentet e para pas lindjes për të shmangur rastet e verdhëzës, por studiuesit suedezë kanë treguar se shtyrja mund të jetë një terapi e shkëlqyer për rastet e anemisë.
Nga 400 foshnja në studim, në fakt, disave në mënyrë të rastësishme u është prerë kordoni i kërthizës brenda 10 sekondave pas lindjes, ndërsa të tjerëve pas 3 minutash. Fëmijëve të cilëve prerja u është bërë me vonesë, në moshën katër muajshe treguan nivele të larta të hekurit në gjak dhe episode shumë më pak të anemisë. Përveç kësaj, asnjë efekt negativ në lidhje me vonesën nuk u vu re në mesin e tyre..
Studiuesit shpjegojnë: vonesa e prerjes së kërthizës lejon të arrijë në mushkëri sasi shumë më e pasur gjaku me oksigjen, duke lejuar që frymëmarrjet e para të foshnjës të jenë më të thella dhe duke sjellë rritjen e hekurit në trup. Një faktor, ky që nuk duhet nënvlerësuar: në fakt, anemia nëse nuk zbulohet dhe trajtohet në kohë mund të shkaktojnë probleme si fizike ashtu dhe mendore.
Në realitet ka protokolle për kohën brenda të cilës duhet të jetë kordoni i prerë, por e zakonshme është ajo brenda 10 sekondave të para. Në Evropë kjo ndodh në përqindje të ndryshme sipas vendit, duke filluar nga 17% në Danimarkë në 90% në Francë. Në Mbretërinë e Bashkuar, tre të katërtat e prerjeve bëhet menjëherë pas lindjes, ndërsa 13% pas 3 minutash. Është provuar se shtyrja nuk duhet të shkaktojë ndonjë dëm. Dhe, sot, duket se bën shumë mirë.
a.e./NOA